You are here
Home > Futboll Bota > Do të ketë shqiponjë në “Anfield Road”? Shaqiri merr lajmin e jashtëzakonshëm ndaj Barcelonës

Do të ketë shqiponjë në “Anfield Road”? Shaqiri merr lajmin e jashtëzakonshëm ndaj Barcelonës

Në gjysmëfinalen e “Champions League” ku gjithë bota e sportit do të ketë vëmendjen, është takimi mes Liverpulit dhe Barcelonës. Xherdan Shaqiri do të jetë nga minuta e parë në këtë super ndeshje, pasi është konfirmuar përfundimisht se Salah nuk mund të jetë i gatshëm për shkakun e dëmtimit.

Nisur nga precendenti i Botërorit ndaj Serbisë, ku edhe atëherë ishte përqendruar gjithë vëmendja e botës te lojtari shqiptar, Shaqiri, kishim një festë të lojtarit me shqiponjë pas realizimit të golit. A do e ketë një të dytë nëse shënon në “Anfield Road”? Disi e vështirë duket, pasi këtë e ndalon një rregull i vendosur nga Zvicra vite më parë, që i mblodhi lojtarët shqiptarë, duke ia ndaluar këtë mënyrë festimi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top