
Ardian Ismajli është thesari i fituar nga Panuçi në ndeshjet e “Ligës së Kombeve”. Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit ka bindur me nivelin e treguar në ndeshjet e zhvilluara së fundmi, duke qenë pika kyçe e trajnerit italian. Megjithatë situata nis të vështirësohet me daljen në skenë të Stefan Simiç në klubin e tij.
Futbollisti kroat do të huazohet te Hajduku i Splitit në merkaton e janarit. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, megjithëse sipas atyre që raportojnë mediat italiane, janë vetëm disa detaje të vogla për të mbyllur akordin. Një problem më vete ky edhe për Ismajlin, që do të ketë më shumë rivalitet në prapavijë. Kjo pasi ardhja e kroatit që është pjesë e Milanit, e rrit më tepër konkurrencën në mbrojtje. /Shqiperia.ch/