
Mërgim Mavraj do të jetë kapiteni i Shqipërisë në ndeshjen e sotme, teksa kuqezinjtë do të përballen ndaj Jordanisë. Ky ishte rezultati i votimit të futbollistëve të Kombëtares, të cilët kanë vendosur për mbrojtësin e Arisit, që t’i udhëheq në ditën e sotme.
Nga ana tjetër, Andi Lila do të jetë zëvendës kapiteni për skuadrën. Në formë dhe humor, ashtu si gjithmonë në fakt, është Mërgim Mavraj. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, mbrojtësi i Shqipërisë ka një kërkesë me humor: “Rregulloni mjekrat, se sot do të përballemi me mjekrosha”, shkruan në rrjetin social “Instagram”, mbrojtësi i Kombëtares. /Shqiperia.ch/