You are here
Home > Kombëtarja > Do të ishte goditja e madhe e Shqipërisë, sulmuesi Kamberi është mbresëlënës në Skoci

Do të ishte goditja e madhe e Shqipërisë, sulmuesi Kamberi është mbresëlënës në Skoci

Florian Kamberi nuk ndalet në kampionatin skocez, atje ku po kalon një formë shumë të mirë me ekipin e Hibernianit. Në dy takimet e fundit, sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë dy gola, ndërsa me statistikat ka edhe më shumë vlerësime.

Sidomos nëse i referohemi ndeshjes në shtëpi ndaj Hamilton, atje ku saktësia e driblimeve të Kamberit ishte 100%. Kjo e veçon këtë futbollist nga pjesa tjetër e shqiptarëve, pasi është i aftë të driblojë lehtësisht kundërshtarët e tij dhe ka mendjen e një gjeniu të mesfushës, për të krijuar golin.

Zakonisht jemi mësuar që sulmuesit e Shqipërisë të jenë nuhatës përpara portës kundërshtare, por duke e pasur të vështirë kalimin e kundërshtarit. Kamberi është një rast përjashtimi, ndërsa në këtë sezon ka realizuar 12 gola dhe dhuruar 6 asist.

“Shqiperia.ch” e ka sjellë shpeshherë në vëmendje këtë rast, por nëse ky lojtar nuk i është bashkuar deri tani Kombëtares, ka qënë për vetë dëshirën e lojtarit. Fillimisht ka kërkuar të presë thirrjen e Zvicrës, megjithëse ngjarjet tashmë mund të kenë rrjedhur në një natyrë tjetër dhe gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen me lojtarin 23-vjeçar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top