
Përpara vetëm pak kohësh, në gjyqin e hapur që Federata Zviceriane do të bënte për futbollistët që festuan me shqiponjë ndaj Serbisë, njëri prej tyre do e tërhiqte menjëherë veprimin e tij.
“Më falni, do të ishte një budallëllëk nëse festoja sërish me shqiponjë”, do të ishin fjalët e thëna nga ana e Granit Xhakës. Tashmë situata është e tillë, në familjen e tij krenohen me një festim të ngjashëm, që mund të vijnë nga futbollistët e tjerë.
Madje edhe në rastin kur nuk kemi të bëjmë me të njëjtën simbolikë, sepse ai festim i mbrojtësit të Realit ka një tjetër shpjegim nga ajo e jona. Bashkëshortja e Granitit, do të publikonte për disa kohë në “Instagram” festimin e Ramosit, por gjithçka është fshirë brenda pak orësh. Situata mund të komplikohej sërish për Granit Xhakën, që tashmë ka edhe shiritin e kapitenit te Zvicra. /Shqipëria.ch/