You are here
Home > Kombëtarja > “Do të dashuroheni me…një fantazmë”, Gerrard ende nuk po i jep besimin Grezdës

“Do të dashuroheni me…një fantazmë”, Gerrard ende nuk po i jep besimin Grezdës

Pritshmëri e lartë ishte për aventurën e re të Eros Grezdës në Skoci, por jo gjithçka po funksionon ashtu siç duhet. Gerrard shprehej disa kohë më parë, se tifozët e klubit skocez do të dashuroheshin me futbollistin shqiptar, por ai nuk po shihet ende në fushë.

Goli i shënuar së fundmi me rezervat e Rangersit u duk sikur e ndryshoj disi gjendjen, megjithatë, talenti shqiptar duhet të presë ende, për të luajtur me fanellën e një klubi të tillë prestigjoz. Mediat skoceze shprehen se Gerrard ende nuk është i bindur në formën e futbollistit shqiptar, duke mos i besuar as edhe një vend në një takim pak të rëndësishëm, si ai që do të zhvillojnë në mesjavë për Kupë.

Tifozët e Rangersit janë të gjithë duke pritur momentin që të dashurohen me futbollistin kuqezi, por Gerrard fillimisht duhet ta hedh në fushën e lojës. /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top