
Fati ka dashur që dy futbollistët e Shqipërisë, Odise Roshi dhe Bekim Balaj, të gjenden gjithmonë pranë njëri-tjetrit jo vetëm në grumbullimin e Kombëtares. Thuajse në këto 4 vitet e fundit, lojtarët kanë pasur të njëjtin objektiv dhe në të njëjtën skuadër, me rrugën që është kryqëzuar.
Për ta nisur që te ajo eksperiencë me skuadrën e Rijekës në Kroaci sa i përket eksperiencave në Europë, e cila nuk do të zgjaste shumë për futbollistët e Shqipërisë. E për të vazhduar me atë në Rusi, që kishte një kohëzgjatje më të madhe, megjithëse pa lënë shumë gjurmë.
Këtë herë dy futbollistët në fjalë do të kenë fate të ndryshme në karrierë, pasi Bekim Balaj është ende në kërkim të një ekipi të ri, ndërsa Roshi e ka rinovuar kontratën me Akhmatin. Për sulmuesin e Shqipërisë u hodh edhe ideja e ardhjes së Partizanit, por që ra poshtë menjëherë. /Shqiperia.ch/