You are here
Home > Kombëtarja > “Do shkojmë në aeroport dhe do themi jemi nga vendi i Brojës”, parashikimi i Alban Bushit

“Do shkojmë në aeroport dhe do themi jemi nga vendi i Brojës”, parashikimi i Alban Bushit

Alban Bushi është rikthyer që të komentojë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës U-21, e mbyllur me rezultatin 2-1. Rafet Prekazi nuk e ka përjetuar edhe shumë mirë humbjen e marrë, duke u shprehur se kuqezinjtë nuk luajtën futboll të mirë dhe e gjithë loja e tyre bazohej te Broja.

Megjithëse golat erdhën nga Tafa dhe Mucolli, me këtë të fundit që dha edhe asist në realizimin e parë. Ndërsa trajneri Alban Bushi, në emisionin “Presing” ka theksuar edhe faktin se çdo aksion i Kosovës U-21 kërkohej të kalohej te Lirim Kastrati, për të shfrytëzuar shpejtësinë e tij ndërsa erdhi nga ekipi i Shalandit.

“Kosova ka një ekip të fortë. Në pjesën e dytë ishte më mirë, por në pjesën e parë e dominuam ne dhe humbëm 4 raste të pastra dhe të sigurta për gol. Unë mund të them këtë. Nëse Kosova nuk do e kishte Lirim Kastratin, as që do i afrohej 16-shes së Shqipërisë. Ndryshe nga ne, që po e qarkullonim topin dhe lojën tonë”, ka thënë Alban Bushi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top