You are here
Home > Futboll Bota > Do Milanin për Zhegrovën, kapiteni i Kosovës: Tregohet ndonjëherë fëmijë, Gatuzo e bën burrë

Do Milanin për Zhegrovën, kapiteni i Kosovës: Tregohet ndonjëherë fëmijë, Gatuzo e bën burrë

Një nga talentet më të përfolura shqiptar, është pikërisht Edon Zhegrova. 19-vjeçari aktualisht është pjesë e skuadrës së Genk, ku me këta të fundit nuk është se ka qënë konstant në fushën e lojës.

Në këtë periudhë merkato, për Zhegrovën kanë dalë zëra se pas tij është vënë ekipi italian i Milanit. Kuqezinjtë kërkojnë që të marrin shërbimet e tij që në këtë muaj, por ende nuk dihet përfundimi, pasi për mesfushorin dardanas, Genk ka pretendime të mëdha përsa i përket vlerës së kartonit.

Ditën e sotme edhe kapiteni i përfaqësues së Kosovës, Samir Ujkani, është shprehur pro këtij transferimi, ku thekson faktin se Zhegrova do të jetë i dobishëm për kuqezinjtë e Milanit. Ujkani ka përmendur edhe faktin se deri më sot vetëm Edoni i afrohet aftësive të Dibalës, teksa i uron punën me Gatuzon për t’u bërë burrë, nisur nga sjelljet fëmijnore që tregon shpeshherë.

“Firmos për Zhegrovën, sepse është i ri dhe ngjason shumë me Dibalën. Milani duhet të gjej akordin me të. Në fushë tregohet fëmijë shpeshherë, por Gatuzo mund ta bëj burrë”, shprehet Ujkani për mediat italiane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top