You are here
Home > Kombëtarja > Do luftojnë te Olimpiakos, grekët krahasojnë Bullarin me Durmishajn: Prandaj e mori Shqipëria!

Do luftojnë te Olimpiakos, grekët krahasojnë Bullarin me Durmishajn: Prandaj e mori Shqipëria!

Fiorin Durmishaj dhe Emiliano Bullari do të luftojnë për një vend te ekipi i Olimpiakosit në sezonin e ardhshëm. Fatmirësisht ky i fundit zgjodhi t’i bashkohej Shqipërisë, duke mos e përsëritur rrugën dhe ndërrimin e vendimit si Durmishaj.

Por tashmë të dy këta lojtarë janë pjesë e Olimpiakos. Sigurisht që Durmishaj është më i avantazhuar, pasi u transferua me bujë nga Panionosi. Por edhe Bullari nuk ngelet pas, që shihet me prespektivë të madhe dhe pritet t’i bashkohet ekipit të parë në sezonin e ardhshëm.

Ai ka dalë nga ekipi i të rinjëve, duke shkëlqyer dhe tërhequr vëmendjen e të gjithëve. “Sport-fm.gr” ka bërë edhe një krahasim mes këtyre dy futbollistëve: “Janë e njëjta strukturë. Ndoshta nuk është “kafshë” si Durmishaj, por Bullari e ka sensin e golit dhe ka marrëdhënie të jashtëzakonshme me rrjetën. Prandaj e mori edhe Shqipëria kur ishte vetëm 18 vjeç, për ta futur te U-21 i tyre”, shkruan media greke. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top