You are here
Home > Futboll Bota > Do ishte më mirë huazim! Hysaj me dhimbje koke, tani nuk po i beson as Sari

Do ishte më mirë huazim! Hysaj me dhimbje koke, tani nuk po i beson as Sari

Mauricio Sari është padyshim njeriu kryesor që duhet të marrë të gjitha meritat sa i përket rritjes së Elseid Hysajt si futbollist. Te Empoli i dha mundësinë për t’u ngritur si lojtar, duke i besuar edhe në elitën e futbollit italian. Pas largimit te Napoli, Sari e morri shkodranin me vete, duke i dhënë shansin e jetës.

Tashmë teksa të gjithë po e quajnë si të tepërt mbrojtësin e Shqipërisë, lindi edhe hipoteza e transferimit të tij te Chelsea, atje ku punon edhe trajneri Sari. “Il Matino” raporton së fundmi se shqiptari ndien “dhimbje koke”, e kjo jo pa arsye.

Këtë herë është vetë Sari që ka dyshime mbi gjendjen që po kalon shqiptari, aqsa nuk i beson për një transferim përfundimtar drejt Chelseat. Sipas asaj që raporton media italiane, tekniku i anglezëve ka kërkuar një huazim të shkodranit deri në fundin e sezonit, për të parë paraqitjen e tij në “Premier League”. Megjithatë një marrëveshje të tillë e ndalon vetë presidenti i Napolit, De Laurentis, që kërkon me patjetër shitjen e kartonit të Hysajt. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top