You are here
Home > Kombëtarja > Do e “ndez zjarrin” e Shqipërisë! Panuçi mund të mbajë premtimin, tashmë është rikthyer edhe “luftëtari”

Do e “ndez zjarrin” e Shqipërisë! Panuçi mund të mbajë premtimin, tashmë është rikthyer edhe “luftëtari”

Me largimin e De Biazit duket se kanë ndryshuar kaq shumë gjëra brënda ekipit tonë Kombëtar. Panuçi tashmë kërkon që ta lërë pas krahëve të kalurën dhe krahasimin që po e mundon aq shumë, atë me trajneri që arriti historinë me Shqipërinë, Xhani De Biazi.

“Do e ndez zjarrin që ka Brenda Shqipëria”, kishte premtuar me herët tekniku italian, por ende asnjë ndryshim nuk u vu re në Kombëtare. Tani po, ndoshta është moment i duhur. Në ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë në datën 7 shtator ndaj Izraelit, tekniku italian do të ketë të gatshëm edhe “luftëtarin” Xhaka.

Mesfushori i Bazelit, që në kohët e fundit ka arritur një formë të shkëlqyer pas një dëmtimi që e la gjatë jashtë fushës së blertë, dha paralajmërimin në ndeshjen e fundit të Bazelit, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Muskuj të fortë do të ketë Shqipëria në mesfushë dhe nëse Panuçi ka ndërmend të ndez zjarrin e Shqipërisë, tani është momenti më i mirë, pasi ka gati edhe “benzinën” që mund t’i shtoj flakën.

Taulant Xhaka është nga ata lojtar që ndoshta ka nevojë ta ketë çdo ekip, pasi me grintën që e karakterizon, ndihmon ekipin që të qëndrojë i fokusuar gjatë gjithë 90 minuta të ndeshjes. Për t’u përmendur është dhe fakti që Taulanti është nga ata lojtarë që dashurohet nga tifozët në të gjithë trevat shqiptare, falë grintës dhe forcës që tregon kundrejt kundërshtarit në momentin që mban në supe fanellën e Shqipërisë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top