You are here
Home > Kombëtarja > Djali i Rudi Vatës firmos për 5 vite te Celtic, por nuk e garanton zgjedhjen e Shqipërisë

Djali i Rudi Vatës firmos për 5 vite te Celtic, por nuk e garanton zgjedhjen e Shqipërisë

“Nga babai te…i biri”. Kjo është shprehja që mund të përdorim për rastin e Roko Vatës dhe legjendës së Kombëtares, Rudi Vata. Vetëm pak ditë më parë ka ardhur edhe firma mbi kontratën profesionale nga ana e Rokos te gjigandët skocezë.

Vetëm 14-vjeç, por në këmbët e tij fshihet një e ardhme e madhe. Madje edhe vetë klubi e përdor si imazh sa herë dëshiron të ftojë tifozët për evenimente me rëndësi të lartë, së bashku me yjet e ekipit të parë. Kontrata është firmosur për 5 vitet e ardhshme dhe kjo dëshmon besimin e madh që ka kjo skuadër te talenti në fjalë.

Por nga ana tjetër ka edhe një moment dyshimi për Rokon. Vetë babai i tij, Rudi Vata, është shprehur kohë më parë se djali i tij është mes Skocisë dhe Shqipërisë. Për momentin nuk ka ndarë asgjë, pasi zgjedhjen do ta bëj pikërisht i biri, që në këtë moshë është ende herët për të marrë vendime të tilla.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top