You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Djali i Fadil Vokrrit rrëfen skandalin: Pa u varrosur babai, Ademi nisi me firmat për postin

Djali i Fadil Vokrrit rrëfen skandalin: Pa u varrosur babai, Ademi nisi me firmat për postin

Një skandal i vërtetë ka plasur në Kosovë, sa i përket kreut të Federatës Kosovare të Futbollit. Këtu bëhet fjalë për presidentin e FFK-së, Ademi, që ka marrë akuza të rënda nga djali i të ndjerit Fadil Vokrri.

Gramoz Vokrri është shprehur se Ademi po i largon të gjithë bashkëpunëtorët e babait të tij, ndërsa është duke abuzuar rëndë me postin që ka. Madje kundërshtitë brenda këtij institucioni, kanë sjellë edhe shkarkimin e Gramozit.

Si për të shtuar më tej tupërimin e Ademit, ai ka thënë se presidenti i aktual i FFK-së kishte nisur me mbledhjet e firmave për postin, ende pa u varrosur mirë Fadil Vokrri. /Shqiperia.ch/

Reagim:

Të nderuar miq, dashamirës dhe sportdashës,

Fillimisht, jam jashtëzakonisht i befasuar me mbajtjën e një konferencë për media rreth shkarkimit tim. Besoj fuqishëm që interesi i futbollit kosovar është më i madh sesa interesat personale duke perfshi edhe vetën në këtë parim.

Ka mbi 45 ditë që nuk jam pjesë e strukturave të FFK-së pas një periudhe 6 mujore pa kontratë e as pozitë… Unë kam heshtur.

Largimin tim nga Federata e Futbollit të Kosovës nuk e kam bërë publik për opinion, sepse nuk kam dashur që në FFK të këtë turbulencë, por kam dashur ta ruaj autoritetin, integritetin dhe reputacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës të cilin me shumë mund e ngriti Fadil Vokrri dhe bashkëpuntorët e tij të vërtetë, ndërsa Agim Ademi po e shkatërron.

Unë poashtu kam heshtur edhe atëherë kur ende pa përfunduar varrimi dhe e pamja për babain, tashmë kryetari i FFK-së, Agim Ademi kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për postin që ka.

Ai kishte premtuar se do të vazhdoj vizionin dhe frymën e Fadil Vokrrit, por sot me keqardhje ju them se FFK është shëndrruar në përndjekës të bashkëpuntorëve të Fadil Vokrrit, dhe për mua më shqetësues ishte fakti se ai pretendonte që në rast mospajtimi do i shkarkonte te gjithë. Mos transparenca financiare dhe tendencat ne referim nuk kan qen asnjehere vizioni i Fadil Vokrrit për futbollin e Kosovës.

Agim Ademi me largoi nga FFK-ja për shkak se e kundërshtova, nuk u pajtova me abuzimet dhe mënyrën e udhëheqjes së tij.

Sinqerisht më vjen keq për nivelin e disa anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv dikur “miq-bashkpuntorë” të babit tim, për nënshtrimin dhe nënçmimin që ata po i’a bëjnë vetës dhe Federatës se Futbollit të Kosovës, të rreshtuar krah Agim Ademit.

Pavarësisht ku do të më dërgojnë dallgët e jetës, në Federatë apo diku tjetër, zemra ime dhe familjes time do të rrah bashk me zemrën e futbollistëve të Kosovës, për të përjetuar emocionet që ata na sjellin të gjithëve.

Me respekt dhe fair play

Gramoz Vokrri

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top