You are here
Home > Kombëtarja > Ditët më të mira për Lenjanin, pas presidentit gjen edhe “dashurinë” e trajnerit për shqiptarët

Ditët më të mira për Lenjanin, pas presidentit gjen edhe “dashurinë” e trajnerit për shqiptarët

Më në fund kemi lajme të mira edhe për Ermir Lenjanin. Shumëkush e harroi për pak kohë futbollistin e Kombëtares, megjithatë duke parë gjendjen aktuale, Shqipëria do ta ketë pjesë të listës në tetor këtë futbollist.

Tekniku italian, Maurizio Jacobacci po e shkatërronte këtë futbollist, duke e lënë në stol. Pas 3 humbjesh rresht, të cilat Lenjani i ka parë nga pankina, fitorja vjen për Sionin me Lenjanin në fushën e lojës.

Presidenti i klubit zviceran, Constatin, pasi ka shkarkuar trajnerin për mungesë të rezultateve, në mungesë të një trajneri të ri, e ka bërë vetë formacionin e Kupës ndaj Lausannes. Tashmë Sionin njeh edhe trajnerin e ri, që ka punuar aq shumë me futbollistët shqiptarë.

Murat Jakin ka qenë edhe në drejtimin e Grasshopërsit, ku në drejtimin e tij, kanë qenë futbollistët shqiptarë si Bujar Lika, Gjelbrim Taipi apo edhe Naser Aliji që e ndihmoi për ta stërvitur, për shkak se mbrojtësi shqiptar ishte pa ekip. Tashmë është moment që Jakin të na rikthejë Emir Lenjanin që ne të gjithë njohim, të niveleve më të larta. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top