
Ditë debutimesh për legjionarët e kombëtares shqiptare. Në Skoci do të ishte Eros Grezda ai që do të bënte debutimin e tij me fanellën e Rangersit, klub ky që drejtohet nga legjenda angleze e futbollit, Steven Gerrard. Në takimin ndaj Dundes, Rangersi ka fituar me rezultatin 4-0.
Nga ana tjetër, edhe Sokol Cikalleshi ka veshur për herë të parë fanellën e Goztepe, duke hyrë si zëvendësues në fushën e lojës. Ekipi i sulmuesit shqiptar ka arritur të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Kaysesporit, ndërsa Cikalleshi ka hyrë në minutën e 79 në fushën e lojës. /Shqipëria.ch/