
U bënë disa ndeshje që Elseid hysaj po dështon në misionin e krahut të djathtë. Vlersuar me notat më të dobëta në ndeshjet e fundit, mbrojtësi shqiptar edhe sot mbajti të njejtën pozitë. Crvena u tregua e fortë ne mbrojtje por në sulm përfitoi vetëm nga çorientimi i napoletanëve. Hysaj del pak në sulm. Edhe në ato pak raste sillet më kot mbi mesfushën duke lënë hapsira boshe në pozicionin e tij. Krahu i majtë u udhëhoq vertëm nga Kalejon pasi edhe mesfushori Alan fotokopjonte lëvizjet e Hysajt.
Ndërsa në mbojtje shkodrani nuk ofron siguri, i ngadaltë në pastrimin e topave dhe rrezikon portën e Ospinës. Mediat italiane nuk e vlersonë më shumë se nota 5. Madje kriza e Hysaj thellohet akoma edhe më tepër kur analistët e huaj shprehen se mbrojtësi shqiptar po aktivizohet vetëm fal respektit që ka krijuar në sezonin e shkuar. Çka do të thotë se në këto ritme, Elseidin mund ta shohim shumë shpejt në stolin e rezervave, fundja Napoli i ka marrë masat duke afruar francezin Makult./Shqipëria.ch/