You are here
Home > Futboll Bota > Dinamo e Bukureshtit vetëm humbje, rumunët: Zbulim, ka fituar…Naser Alijin!

Dinamo e Bukureshtit vetëm humbje, rumunët: Zbulim, ka fituar…Naser Alijin!

Dinamo e Bukureshtit është një nga skuadrat më me histori në kampionatin rumun, megjithëse kohët e fundit nuk po kalon momentin më të mirë. Pikërisht tek ky klub është pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares tonë, Naser Aliji. Ai u bashkua me Dinamon në muajin nëntor të vitit të shkuar, ku për shkak të një dëmtimi është dashur që të qëndojë larg fushave të blerta për disa kohë.

Tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar për legjionarin e Kombëtares, pasi në minifazën përgatitore të Dinamos së Bukureshtit, ka treguar se e ka lënë pas dëmtimin. Aliji ka luajtur edhe disa miqësore, teksa ka prodhuar një lojë tepër të mirë dhe forma e tij fizike ka qënë e pëlqyeshme. Kjo gjë është vënë re edhe nga mendiat rumune, ku i kanë kushtuar edhe disa artikuj shqiptarit, që e konsiderojnë si një futbollist tepër të rëndësishëm për ekipin rumun.

“Aliji është një zbulim i ri, ndërsa klubi ishte gati të hiqte dorë prej tij. Nuk ka luajtur për shkak të dëmtimit më parë, por trajneri pati durimin për ta trajtuar dhe për ta marrë në kampin e stërvitjes. Aliji është i mirë në anën taktike dhe për fazën e sulmit. Është më i pastër në lojë se anglezi Mustoe. Një fitore e vogël në një turne ku ekipi i Dinamos vetëm po humbet në miqësore”, shkruan “Gsp.ro”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top