
Teksa ditët e ndeshjeve që Shqipëria do të ketë në muajin qershor afrojnë gjithmonë e më shumë, kurioziteti i tifozëve shtohet sa i përket formacionit. Çfarë do të ndryshojë trajneri i ri Reja? Faktikisht, Panuçi e e kishte dilemën e madhe të skemës që do të përdorte, që te portieri.
Berisha dhe Strakosha ishin dy zgjedhje të vështira, për të zgjedhur një titullar të vetëm. Nga njëra anë flitet për të ardhmen e garantuar e të tashmen prezente, ndërsa nga tjetra për një gardian me eksperiencë të madhe dhe që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Megjithatë për trajnerin Reja nuk do të ketë shumë dilema në këtë mes.
Etrit Berisha nuk ka zënë një vend në formacion te Lacio me Rejan dhe kur ndodhej në një formë shumë të mirë, për të mos folur për këto kohë ku gjendet gjithmonë në stol te Atalanta. Nisur nga e gjitha kjo situatë, Strakosha nuk do të ketë asnjë rivalitet të madh sa i përket mbrojtjes së portës te Shqipëria, ndryshe nga koha me Panuçin. /Shqiperia.ch/