
Kur trajnerët e huaj vijnë në atdheun tonë, gjithmonë ka një pritshmëri pozitive nga ana e tifozëve, duke marrë parasysh faktin se flitet për njerëz me eksperienca të ndryshme, që mund të sjellin një frymë tjetër në vendin tonë.
Por jo gjithçka është kaq pozitive, pasi këta njerëz shpeshherë kanë shumë mangësi sa i përket disa ndenjave kombëtare, të cilat janë të pamundura për t’u shpjeguar apo folur, pasi ato thjeshtë përjetohen. Kështu, trajneri i Kosovës, Shaland, do të bënte gabimin e parë të madh, duke hyrë me “sopatë të madhe” në konferencën për shtyp, ndaj Kastriot Dërmakut.
“Më tha të pres. Për kë e kishte? Për Shqipërinë të prisja?”, shprehej i revoltuar trajneri zvicerian, teksa e trajton si një pabesi zgjedhjen e trajnerit shqiptar. Shqipëria nuk është Zvicra dhe zgjedhja e Kastriot Dërmakut nuk ishte pabesi, pasi zgjodhi vetëm vendin e tij, atdheun që i përkasim të gjithëve.
Por dikush duhet t’ia shpjegojë Shalandit, që Shqipëria dhe Kosova janë pjesë të pandara të njëra-tjetrës. “Dardanët” tashmë janë një realitet i ri, ndërsa sjellja që ne duhet të kemi mes vëllezërve, është ajo e respektit, për t’i lënë njëri-tjetri hapësirën e duhura, që çdo futbollist të bëj i lirë zgjedhjen e tij dhe të mos ketë kontestime. Por fillimisht diku t’ia shpjegojë Shalandit, Shqipëria nuk është Zvicra, pabesia nuk është e anëve tona. /K.N- Shqipëria.ch/