Nëse do të flisnim në fillimin e këtij sezoni për Atdhe Nuhiun, atëherë do të diskutohej vetëm për largimin e tij nga vetë klubi, pasi sulmuesi shihej si i tepërt në ambientin e Shefild Wednesday.
Megjithatë situata ndryshoi si me “magji” brenda pak kohësh, teksa tashmë sulmuesi shqiptar është lojtari më i mirë i ekipit të tij dhe futbollisti më i dashur për tifozët.
Sigurisht, në gjithë këtë dashuri kundrejt tij, kanë ndikuar 11 golat dhe 5 asist që Nuhiu ka dhuruar gjatë kohëve të fundit. Tashmë te Shefild Wednesday kërkojnë me çdo kusht rinovimin e këtij sulmuesi. Vetë Nuhiu në një intervistë për mediat pranë klubit është shprehur:
“Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë Shefild Wednesday për mua. Ne jemi duke negociuar dhe tashmë mbetet të pritet për të zbuluar të ardhmen time. Unë nuk mund të flas për diçka që nuk mundem ta premtoj. Megjithatë mund të them se jemi në rrugën e duhur. Për mua Anglia dhe klubi aktual, janë shumë të rëndësishme pasi më kanë hapur dyert”, ka thënë Atdhe Nuhiu. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/