You are here
Home > Featured > Dikur shihej si e ardhmja e sulmit kuq e zi, sot nuk gjen ekip për të vazhduar karrierën – SHQIPËRIA.CH

Dikur shihej si e ardhmja e sulmit kuq e zi, sot nuk gjen ekip për të vazhduar karrierën – SHQIPËRIA.CH

Adrian Nikçi është një emër që pak tifozë të kombëtares shqiptare do ta kujtojnë, por disa vite më parë, emri i tij qarkullonte në zyrat e Federatave të Shqipërisë dhe Kosovës. Futbollisti i cili ishte rritur në klubin e Zyrihut, shihej si një sulmues shumë premtues dhe me kalimin te Hanover në Gjermani në vitin 2012, mendohej se do të kthehej në një yll të kampionatit gjerman.

De Biazi dhe Bunjaku piketuan asokohe futbollistin dhe pat diskutime mes palëve se cila kombëtare do ta afronte atë. Por në momentin kulmor, karriera e Nikçit mori një kthesë të papritur, pasi sulmuesi nuk arrit të çante në ekipin e parë dhe huazimet te Tun e Jang Bojs, si dhe firma më pas me Nyrenberg dhe Union Berlin, nuk shkuan siç e mendonte, pasi nuk u aktivizua dhe shpesh përshkruhej si lojtar problematik.

Tani, në moshën 28 vjeçare, lojtari është në kërkim të një ekipi të ri dhe po stërvitet me Grasshopers në Zvicër vetëm që të kthehet në formën më të mirë. Në verë, ai zhvilloi testime me Grasshopers, Vil, Burghausen dhe Bialistok, por pa arritur të siguronte një kontratë, duke vazhduar të jetë i papunë. Një ndryshim radikal për lojtarin i cili kishte luajtur 16 ndeshje me U21 të Zvicrës dhe për të cilin kjo e fundit ishte gati të bllokonte FSHF-në edhe në FIFA. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top