You are here
Home > Kombëtarja > Dikur quhej Kristiano Ronaldo i Shqipërisë, Rama stërvitet pa ekip dhe bëhet gati për marrëveshjen

Dikur quhej Kristiano Ronaldo i Shqipërisë, Rama stërvitet pa ekip dhe bëhet gati për marrëveshjen

Valdet Rama ishte padyshim futbollisti më i mirë i Shqipërisë dikur, ndërsa gjithë tifozët shqiptarë shihnin tek ky lojtar Kristiano Ronaldon.

Arsyeja? Rama ashtu siç edhe ylli portugez, ishte në gjendje të bënte diferencën i vetëm në fushën e lojës, duke nxjerrë golin nga hiçi. Këtë gjë e bëri disa herë me Valadolidin, por edhe me Shqipërinë. Në takimin tonë ndaj Norvegjisë që u mbyll me rezultatin 1-1, futbollisti shqiptar me topin e marrë nga mesfusha, e dërgoi topin në rrjetë.

Pas një aventurë negative në Kinë, Rama është duke u stërvitur në shoqatën e futbollistëve pa konkratë (VDV) që gjendet në Gjermani. Sipas atyre që raportohen nga mediat gjermane, pritet që në ditët e ardhshme të zyrtarizohet edhe një marrëveshje e re e Valdetit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top