
Një nga lojtarë më të paguar afrikan më të paguar në historinë e futbollit, është Asamoah Gyan. Sulmuesi ganez ka një karrierë të gjërë në rang klubesh, por edhe me Kombëtaren e tij, teksa ka marrë pjesë edhe në finalet e Kupës së Botës 2010. Gyan gjithshtu për vite me rradhë ka qënë edhe kapiten i Ganës, ku me këta të fundit ka realizuar 51 gola.
Aktualisht sulmuesi 33-vjeçar është pjesë e skuadrës turke te Kayserisporit. Ajo çka ka bërë bujë në të gjithë këtë histori, është se Asamoah Gyan, tashmë është kthyer në futbollistin më të varfër në botë. Në një intervistë të tij, ai shpjegon se në llogarinë personale ka vetem 600 stërlina dhe për këtë arsye ka muaj që nuk e takon familjen e tij. “Gjithçka më ka mbetur është kjo llogari, këto 600 sterlina që shihni aty”, u shpreh sulmuesi ganez.
Ai gjithshtu theksoi se ka muaj pa u paguar nga klubi turk dhe kjo gjë po e bën lojtarin të kalojë edhe në një varfëri ekstreme, gjë kjo që ka ndikuar dhe në mardhënien e tij me familjen.
Një histori që ka prekur ndoshta të gjithë opinionin sportiv, por ajo çfarë vihet re në karrierën e këtij sulmuesi, është se ai ka qënë pjesë edhe në kampiontin kinez pë 3 sezone ku është paguar 12 milionë euro në sezon. Disi e çuditshme se si një futbollist i tillë që është paguar me shifra kaq të larta në karrierën e tij, të deklarojë se në llogari ka vetëm 600 stërlina. /Shqiperia.ch/