
Në 8 ndeshje të luajtura, kanë marrë 6 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje. E si mundet që tifozët e Partizanit të mos ëndërrojnë aktualisht? Thjeshtë e pamundur, trajneri Skënder Gega ua bën legjitime festën.
Një tjetër fitore e rëndësishme e të kuqëve në ditën e sotme, teksa kanë mundur Kukësin me rezultatin 0-1 në “Elbasan Arena”. Sërish vendimtar në këtë ndeshje, ishte talenti i Shpresave të Bushit, Mala. Ky i fundit pasi arriti të gjente rrjetën në derbi ndaj Tiranës, ka realizuar një tjetër gol të rëndësishëm ndaj Kukësit.
Rekordi i Partizanit vazhdon edhe sa i përket statistikës së golavarazhit, teksa Partizani ka realizuar 9 gola derimë tani, e duke pësuar vetëm një të tillë. Dikur mbante gjallë Shpresat e Shqipërisë, pasi drejtonte U-21, tashmë Gega bën tifozët e Partizanit të ëndërrojnë. /Shqipëria.ch/