You are here
Home > Kombëtarja > Dikur luftonte si “boksier”, sot është modeli i një trajneri në Shqipëri

Dikur luftonte si “boksier”, sot është modeli i një trajneri në Shqipëri

Mes kaosit dhe dhunës, ku rrezikohej jeta e çdo futbollisti, Shehi ngrihet nga pankina teksa “lufta” kishte shpërthyer dhe zgjedh të ndeshet me kundërshtarët, duke i ardhur në ndihmë futbollistëve tanë.

Mosha e tij që tregonte fundin e karrierës bëri që Shehi të mos kursehej aspak, pasi çdo dënim që mund të merrte për sjellje të ekzagjeruar në Beograd, nuk mund të kushtonte shumë për të dhe karrierën e tij.

Pavarësisht rivalitet të madh në kampionatin shqiptar, Orges Shehi u nderua edhe nga tifozët kundërshtar të Skënderbeut me rinisjen e Superiores pas Serbi-Shqipëri, teksa tifozët e Flamurtarit do të fusnin në fusnin në fushë një tjetër dron me flamurin e Shqipërisë ndërsa thirrjet në emrin e tij ishin të shumta.

Tashmë është po i njëjti person që pos jell një model të ri në fushën e trajnmit në Shqipëri, pa pasur shumë lidhje me këtë aktualin. Korçarët janë të në njëjtin tonus krahasuar me vitet e shkuara, megjithëse tashmë kanë një skuadër vetëm me të rinjë.

Dora e Shehit nis që te komunikimi i futbollistëve. Duke parë përfshirjen e shumë lojtarëve që nuk janë nga Shqipëria, trajneri i ri vendos edhe një model që duhet të ndiqen nga shumë klube të tjera.

Mësoni shqip, ose ndryshe do gjobiteni! Ishte ky rregulli i vendosur nga ana e trajnerit të Skënderbeut për futbollistët e huaj, që duhet të dinë rreth 50 fjalë shqipe elementare mbi komunikimin, ose në të kundërt do të gjobiten nga drejtuesit e klubit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top