
Kur De Biazi vendosi që të largohej nga kombëtarja shqiptare, shumë emra dhe figura të njohura të futbollit europian ishin kandidatura për të qenë pjesë e Shqipërisë.
Mes tyre, kishte edhe vetofrime, si në rastin e legjendës së Interit, Walter Zenga. Ky i fundit, në një intervistë dhënë për “Panorama Sport” asokohe, shprehej se e tërhiqte ideja dhe dëshira për të drejtuar kuqezinjtë.
“Stoli i kombëtares shqiptare është një pozicion i lakmueshëm. Shqipëria është një skuadër që ka marrë pjesë në Evropianin e fundit dhe pa dyshim që më tërheq një aventurë në atë vend. (De Biasi) bëri një punë të shkëlqyer, jo vetëm në aspektin teknik, por edhe psikologjik.
Së bashku me (Paolo) Tramezzanin arritën diçka madhështore. E di që për çdo gjë do të më krahasojnë me De Biasin, por jam gati të marr përsipër edhe një sfidë të tillë… De Biasi ka bërë një punë të mirë, por ka lënë edhe një trashëgimi të madhe”, shprehej Walter Zenga.
Tashmë tekniku italian ka marrë drejtimin e klubit të Venecias, atje ku luan edhe sulmuesi i ri i Shqipërisë, Vrioni. Me ardhjen e teknikut Zenga, futbollisti shqiptar do të ketë më shumë hapësirë, pasi tekniku italian preferon një lojë me skemën 4-3-3, duke lënë vend edhe për aktivizimin e Vrionit. /Shqiperia.ch/