
Kjo është situata e Mërgim Vojvodës, kontraste të mëdha për këtë futbollist, nga i cili pritej shumë më tepër.
Në kohën kur Vojvoda luante për Shqipërinë U-21, të gjithë tifozët shqiptarë nëse veçonin një lojtar të vetëm nga ekipi kombëtar, ai ishte mbrojtësi i djathtë. Fiziku i tij dhe shpërthimi që Vojvoda bënte shpeshherë në krahë, e distanconte nga pjesa tjetër e lojtarëve.
Kjo derisa në skenë u konfirmua përfundimisht një lojtar si Elseid Hysaj, që të lë jashtë fushës nëse ndodhesh në balotazh me të, vetëm me emrin e ekipit ku ai luan. Duke parë këtë situatë, Vojvoda bëri një tjetër zgjedhje, duke iu bashkuar Kosovës.
Por gjërat nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë edhe te dardanët. Në dy ndeshjet që Kosova ka zhvilluar së fundmi, krahu i djathtë i mbrojtjes ka qenë më i dobëti dhe pjesa që ka çaluar më shumë. Kundërshtarët dhe topat që dhurohen janë në atë krahë, diçka nuk po shkon me Vojvodën.
Më shumë sesa një kritikë, ky moment duhet të shërbej si një ndërgjegjësim për vetë lojtarin, i cili duhet të përmirësohet pa qenë ende vonë. Të gjithë janë në të njëjtën mendim në ambientin e dardanëve, se Shaland nuk e hedh këtë lojtar për ndonjë afeksion të madh kundrejt tij, por për shkak se nuk e ka një tjetër në krahun e tij. Vojvoda duhet të zgjohet, shqiptarët presin shumë prej tij! /Shqiperia.ch/