You are here
Home > Kombëtarja > Dikur ishte njeriu që i rrëmbeu zemrën tifozave të Kombëtares, Rama ka shansin e jetës me Torinon

Dikur ishte njeriu që i rrëmbeu zemrën tifozave të Kombëtares, Rama ka shansin e jetës me Torinon

Valdet Rama ishte lojtari që do të rrëmbente zemrën e tifozave shqiptarë përpara disa vitesh, falë spektaklit dhe mënyrës sesi   kontrollonte topin. Por karriera nuk do të shkonte në mënyrën më të mirë, që pas atij largimi nga Valladolid në “La Liga”.

Sulmuesi do të vendoste për të mbërritur te Kukësi, në një periudhë të vështirë të karrierës. Por tashmë shansi i jetës dhe karrierës ka mbërritur sërish për Ramën, pasi e pret edhe një përballje e mundshme me Torinon.

Nëse arrin në nivelin më të lartë ndaj ekipit të Serisë A, një paraqitje e tillë nuk do të lihej pa vëmendje nga klubet europiane. Por fillimisht verilindorët duhet të mposhtin Debrecenin, përpara se të shkojnë në përballjen me Torinon. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top