You are here
Home > Kombëtarja > Dikur ishte njëriu më i urryer në Elbasan Arena, “bie” Zahavi: Shqipëria e meritoi!

Dikur ishte njëriu më i urryer në Elbasan Arena, “bie” Zahavi: Shqipëria e meritoi!

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ku djemtë kuqezinj kanë fituar në debutim të “Ligës së Kombeve”, futbollistët e Kombëtares janë ndierë më të çliruar nga presioni që ishte mbi ta.  Shqipëria ka bërë një paraqitje mjaft të mirë përballë Izraelit, ku arriti të merrte fitoren me rezultatin 1 me 0 me gol të Taulant Xhakës, në minutat e para të pjesës së dytë. Nga ana tjetër, debutimi i trajnerit Hercog, erdhi në mënyrën më të keq të mundshme.

Pas përfundimit të ndeshjes në një intervistë për “Supersport” sulmuesi kryesor i Izraelit, Zahavi,  është shprehur se Shqipëria e meritonte fitoren dhe se ishin shumë më të fortë se ta.

”Po çdo gjë është në rregull, ne e humbëm këtë ndeshje, por ne bëmë paraqitje të mirë dhe shpresa vdes e fundit. Çdo gjë do të ndryshojë ne Izrael,  midis Izraelit dhe Shqipërisë. Ne humbëm sepse nuk arritëm të shënonim në rastet që na u krijuan dhe për këtë jam i vetëdijshëm, ashtu si edhe për forcën e kombëtares shqiptare. E meritonte të fitoren”, përfundoi sulmuesi izraelit.

Ajo çka është për t’u veçuar ishte se mbrojtësit tanë arritën ta mbulonin mjaft mirë, dhe nuk e lejuan të shënonte, ndryshe siç ndodhi në sfidën e parë kundrejt Izraelit pëe eleminatoret e Botërorit “Rusi 2008”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top