You are here
Home > Kombëtarja > Dikur i bën gjyqin për UÇK-në, Ergys Kaçe këndon shqip në mes të ekipit të PAOK

Dikur i bën gjyqin për UÇK-në, Ergys Kaçe këndon shqip në mes të ekipit të PAOK

Te klubi i PAOK e kanë gjetur zgjidhjen për të larguar lodhjen e futbollistëve, duke krijuar situata komike që rrisin frymë pozitive të grupit. Si një karaoke e madhe është kthyer ambienti i klubit grek, ku çdo lojtar do të këndonte këngën e zgjedhur nga vetë ai.

Sigurisht, në shumicën e rasteve bëhej fjalë për këngë greke dhe të njohura në botë. Por një rast përjashtimi ishte Ergys Kaçe, që ka kënduar këngë shqiptare. Mesfushori kuqezi zgjodhi “Të ka lali shpirt”, ndërsa shokët e skuadrës i ofruan edhe një stol me humor, për t’u ngritur në lartësinë e duhur.

Pak vite më parë karriera e Kaçes do të merrte një rrjedhë negative pasi pozoi me simbolin e UÇK-së. Klubi i PAOK nuk e fali këtë rast duke i bërë një gjyq të hapur lojtarit, që nga një pjesë kryesore e skuadrës, kaloi në stol. /Shqiperia.ch/

Pjesa e Kaçes 7:05

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top