
Sa shumë gjëra të pakuptimta e që nuk lidhen aspak me potencialin e tij, e kanë lanë mbrapa Avdijajn në karrierë. Klubi gjerman i Shalkes nuk mundi ta mbante në ekip më gjatë, pasi karakteri i këtij futbollisti ishte mjaft i vështirë. Ai shpeshherë gjendej si protagonist i garave me makina, ndërsa ishte një adhurues i flaktë i shpejtësisë.
Sikur të mbaronte këtu, dosja e tij në polici ishte gjithmonë voluminoze për të, teksa në jo pak raste thyente rregullat rrugore në Gjermani, duke kaluar me semafor të kuq dhe duke rrezikuar jetën e kalimtarëve. Madje, përpara disa vitesh përplasi edhe dy makina të tjera të gjendura në parkim dhe u largua nga vendi i ngjarjes, duke paguar një gjobë të majme më pas.
Duke parë të gjithën këtë situatë, Shalke vendosi ta largonte shqiptarin nga skuadra dhe të shpëtonte një sërë problemesh, pavarësisht se flitej për një lojtar që kishte klauzolën e 50 milionë eurove. Ndërsa tashmë jemi në momentin kur Avdijaj po shkëlqen me Willem II. Futbollisti shqiptar dallohet lehtësisht në fushën e lojës për cilësitë që zotëron, ndërsa e gjithë paraqitja e tij ka rënë në sy edhe të gjigantëve holandezë.
Sipas asaj që raporton “Spox”, Psv dhe Ajaks janë në garë për të marrë shërbimet e lojtarit të Kosovës. Tashmë nuk është më momenti që Avdijaj të eci si i çmendur dhe të bëj gara me makina, janë të tjerët që garojnë për të. /Shqiperia.ch/