You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Dikur e largonte “peshkatari” i gjetur nga De Biazi, tani edhe te Kosova: Ujkani pika e dobët

Dikur e largonte “peshkatari” i gjetur nga De Biazi, tani edhe te Kosova: Ujkani pika e dobët

Shumë kohë më parë, kur Etrit Berisha merrte vëmendjen e tifozëve të Shqipërisë dhe Kombëtares, çështja e portës u mbyll pa u diskutuar gjatë.

Pavarësisht ekipeve ku luanin, Ujkani i hap rrugë një portieri të ri, që De Biazi e gjeti duke peshkuar në Suedi. Duke e parë veten të tepërt dhe pa asnjë shans për të qenë titullar, Ujkani zgjodhi që të largohej nga kuqezinjtë, për të ndihmuar “dardanët”, atje ku iu garantua aktivizimi si titullar.

Tashmë Ujkani ka nisur të diskutohet edhe te Kosova, duke parë paraqitjet e tij të përgjithshme, që nga momenti që ka zgjedhur vazhdimësinë me “dardanët”. Ish-lojtari i Gjilanit, Arben Zeqiri është shprehur se Samir Ujkani është pika më e dobët e përfaqësueses, në një prononcim për emisonin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

Kosovën e ka pranuar edhe portieri i Mançester Sitit, Muriç, megjithëse ky i fundit ka munguar për ndeshjet e tetorit në listën e Shaland. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top