You are here
Home > Kombëtarja > Dikur donte Kombëtaren e Shqipërisë, pas Durmishajt zgjedh edhe Olainka: Vetëm Nigerinë!

Dikur donte Kombëtaren e Shqipërisë, pas Durmishajt zgjedh edhe Olainka: Vetëm Nigerinë!

Peter Olainka ka krijuar një debat të madh shumë kohë më parë në Shqipëri, pasi ishte një ndër të parët lojtarë të huaj që u vetëshpall për Kombëtaren kuqezi. Duke parë derën e hapur të vendit tonë për të, Olainka kërkoi që mirënjohjen ta tregonte duke djerësitur për fanellën e Shqipërisë.

Por përgjigja e ardhur nga FSHF do të ishte negative, pasi kërkohej që në Kombëtare, të luanin vetëm futbollistët që kishin prejardhjen shqiptare. Tashmë e gjithë kjo çështje i përket së shkuarës, pasi Olainka e ka bërë të qartë të ardhmen e tij.

Në një intervistë për “Duisaf”, ish-futbollisti i Skënderbeut ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Nigerisë: “Qëllimet e mia janë që për 5 vitet e ardhshme të jem në gjendjen më të mirë. E shoh veten në elitë, ndërsa tani shpresoj që të luaj në Botërorin e 2022 me Nigerinë”, u shpreh Olainka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top