You are here
Home > Kombëtarja > Dikur do largohej nga Reja, Berisha: E takova para pak ditësh, mezi po e priste Shqipërinë

Dikur do largohej nga Reja, Berisha: E takova para pak ditësh, mezi po e priste Shqipërinë

Përpara disa kohësh, Etrit Berisha do të largohej nga Lacio për shkak të mungesave të hapësirës që kishte te ekipi kryqytetas. Një ironi e fatit, pasi trajneri Reja i dha aq shumë pak mundësi gardianit shqiptar te lacialët dhe tashmë do të ritakohen te Shqipëria.

Madje tekniku italian i besonte Marketit, një portier që shquhej për gafat e tij të shumta dhe që gjithmonë merrte rolin e të paprekshmit. Në një prononcim për mediat italiane së fundmi, Berisha ka folur edhe për zgjedhjen e fundit të Shqipërisë, Rejan.

“Unë e kisha mundësinë që të punoja me Reja për rreth 6-7 muaj te Lacio. Ai është shumë i mirë në organizimin e mbrojtjes. Tashmë dihen të gjitha aftësitë e tij të mëdha dhe i kushton një vëmendje të madhe aspektit të mbrojtjes.

Kur ai arriti te Lacio, rezultatet erdhën menjëherë. E kam takuar para pak ditësh dhe ishte optimist, mezi pret të stërvis Shqipërinë. Fitorja në ndeshjet e rradhës do të ndikoj te morali i skuadrës, për të rritur shanset e kualifikimit në Europës”, ka thënë Berisha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top