You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Diferenca ekstreme në Kosovë, lojtarët paguhen me shifra qesharake as për minimumin jetik

Diferenca ekstreme në Kosovë, lojtarët paguhen me shifra qesharake as për minimumin jetik

Një nga problemet kryesore që shfaqet në Kosovë, është padiskutim edhe pagesa e lojtarëve. Ka një diferencë ekstreme të madhe mes lojtarëve në elitën e këtij kampionati dhe atyre të “Ligës së Parë”.

Nëse në elitë futbollistët paguhen me rrogat mesatare 2000-3000 euro, kjo as që krahasohet me një ligë më poshtë. Në Kosovë kanë marrë për bazë klubin Arbëria, që ndodhet në vendin e shtatë. Lojtarët që aktivizohen aty nuk sigurojnë dot as minimumin jetik, pasi paguhen nga 200 euro që është rroga më e ulëta, e deri në 350 euro si paga më e lartë.

Në kushte të tilla dhe në shpërndarje kaq të pabarabarta, duhet me patjetër që edhe rrogat e lojtarëve të kenë një bazë më llogjike dhe jo një diferencë kaq të madhe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top