
Pas zërave mjaft të sigurtë nga mediat italiane se Elseid Hysaj do i bashkohej “Ujkonjës”, një tjetër emër shqiptar u përfol për pak ditë për një kalim te Roma. Bëhet fjalë për Shkodran Mustafin. Mbrojtësi i Arsenalit duket se nuk ka hapsira në sezonin e ardhshëm tek topçinjtë.
Kështu që, Mustafi ka nisur të bëjë gati valixhet. Destinacioni i parë u duk kryeqyteti i Italisë. Aty flitej se Roma shfaqi interesime për mbrojtësin shqiptar. Mustafi gëzon një potencial mjaft të mirë si lojtar, çka bën që çdo ekip ta preferojë në organikën e vet. Ndoshta edhe një starategji e stafit drejtues për të afruar dy shqiptarë në mbrojtje, Hysaj-Mustafi.
Por kjo hipotezë e mediave italiane është hedhur poshtë nga vet i ati i Mustafit, njëkohësisht dhe agjenti i lojtarit. Kujtim Mustafi është shprehur për mediat pranë klubit të Romës në mënyrë mjaft të prerë dhe të qartë se nuk ka pasur interesime nga klubi kryeqytetas për djalin e tij.
“Për mua është diçka e re që e dëgjojë. Nuk ka asgjë midis klubit verdhë e kuq apo ndonjë klubi tjetër italian. Unë nuk kam pasur asnjë kontakt.”- ka deklaruar i atit I Shkodran Mustafit./Shqiperia.ch/