
Napoli rikthehet në kampionatin Italian, megjithëse nuk është në periudhën e saj më të mirë. Një humbje e thellë në transfertë ndaj Sampdorias me rezultatin 3-0, ka bërë që tifozët të ngrenë disa pikëpyetje për atë se çfarë nuk shkon në skuadër.
Trajneri Ançeloti e ka zgjidhjen, një pjesë të faturimit për atë disfatë të madhe, i takon edhe Zielenski me Hysajn, pasi duhet t’i kushtojnë vëmendje ndeshjes deri në detaje.
“Tre ndeshjet e para na treguan se ne nuk e nisim asnjëherë takimin me intesitetin e duhur. Kemi bërë edhe disa gabime të vogla, si ato të Zielinskit dhe Hysajt në Marasi, të cilat na kanë kushtuar shumë, për të kuptuar që duhet të kemi vëmendjen e duhur për të përgatitur gjithçka deri në detaje”, u shpreh Ançeloti, në prag të ndeshjes me Fiorentinën. /Shqipëria.ch/