You are here
Home > Kombëtarja > Dëshiron vetëm 1 Kombëtare, Cana: Jam në merak, çfarë ndodhë me Shqipërinë pa Kosovën?

Dëshiron vetëm 1 Kombëtare, Cana: Jam në merak, çfarë ndodhë me Shqipërinë pa Kosovën?

Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë dhe kapiteni i përjetshëm, Lorik Cana, është kthyer për të diskutuar gjithçka për sa i përket mënyrës sesi i sheh gjërat në lidhje me kuqezinjtë, por edhe për përfaqësuesen e dardanëve.

Në një intervistë për “Sporti në KTV”, Cana është ndalur te suksesi i Kosovës në “Ligën e Kombeve”, duke e lartësuar edhe figurën e Shaland, si një trajner që i do shumë shqiptarët. Kur diskutohet çështja e Shqipërisë, legjenda e kuqezinjve shtron pyetjen: “Çfarë do të ndodhë me Shqipërinë kur lojtarët shqiptarë të Kosovës të zgjedhin gjithmonë dardanët?”.

“Kosova ka një prespektiv të jashtëzakonshme, pasi ka lojtarë të rinjë. Këta të fundit kanë dëshirë të madhe për të përfaqësuar këtë vend. Në “Ligën e Kombeve” e gjeti veten në një grup që nuk i takonte cilësisë së saj dhe tashmë ndodhet në gjysmëfinale me shumë meritë. Për të kaluar te kualifikueset e Europianit, dy vendet e para është shumë e vështirë të arrihen, por në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Trajneri Shaland i do shumë lojtarët shqiptarë dhe i njeh mirë ata. Djemëve duhet të mos u bëjmë presion dhe t’i lëmë të qetë që të zhvillohen. Lojtarët që janë të pavendosur? Kombëtarja shqiptare e ka atë simbolikën e vetë të bashkimit, por këtyre lojtarëve unë do u thoja: “Zgjidhni ose Shqipnin ose Kosovën”.

Grupi i lojtarëve të Shqipërisë është i pjekur dhe mund të japin ende rezultate të mira. Por unë jam në merak se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh, kur lojtarët e Kosovës të vazhdojnë e të vijnë me përfaqësuesen Kosovën. Unë shpresoj që pas një kohe të rikthehemi me 1 Kombëtare”, ka thënë Cana. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top