You are here
Home > Kombëtarja > Dëshira e vetë Simeones së çmendur, Hysaj me rrobat e dhëndërit… te Atletiko Madridi

Dëshira e vetë Simeones së çmendur, Hysaj me rrobat e dhëndërit… te Atletiko Madridi

Diego Simeone, i njohur ndryshe edhe me nofkën “i çmenduri”, e dëshiron me çdo kusht Elseid Hysajn te Atletiko Madridi. Kjo është ajo që raportohet së fundmi nga mediat italiane, duke u shprehur se shkodrani është më afër se kurrë me spanjollët.

Madje nuk do të ishte çudi që zyrtarizimi të vinte pak orë pas dasmës, pasi Hysaj do të martohet në ditën e sotme. Ende pa hequr mirë rrobat e dhëndërit, mbrojtësi i Shqipërisë do të vesh uniformën e re që do të ketë për sezonin e ardhshëm dhe këtë herë nuk flitet për Napolin. Gjithçka duket e mbyllur, pavarësisht se është mbajtur në fshehtësi të plotë, por Hysajn dhe skuadrën e Simeonës e ndajnë vetëm disa detaje të vogla. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top