
“E vetmja dëshirë e imja, është që të mos vdes pa e parë djalin tim veshur me fanellën e Shqipërisë”. Ishte kjo mënyra sesi do të shprehej babai i Myrto Uzunit për “Shqiperia.ch“, Artani, për djalin e tij dhe fiksimin e madh për ta parë veshur me fanellën e kuqezinjve.
Ashtu ndodhi, nuk ishte e nevojshme që të pritej më gjatë. Në ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë, do të debutonte edhe talenti shqiptar. Myrto Uzuni hyri në fushë dhe Shqipëria i rikthehet sulmit, ndërsa krahu i djathtë u bë i papërmbajtshëm për kundërshtarin.
Panuçi vetëm duartroket talentin e Zagrebit, ndërsa i gjithë stadiumi, ata të pranishëm, shfryjnë kur topi ndalet në shtyllë. Moment krenarie për prindërit e tij, por edhe për gjithë tifozët shqiptarë, ashtu siç do të shprehej edhe trajneri i Shqipërisë fillimisht, fituam atë lojtarë që na mungonte. /Shqiperia.ch/