You are here
Home > Kombëtarja > Dëshira e Atletikos, prestigjozja spanjolle me jehonën e Shqipëri-Zvicër: Anekdota interesante!

Dëshira e Atletikos, prestigjozja spanjolle me jehonën e Shqipëri-Zvicër: Anekdota interesante!

Granit Xhaka ka interesimin e vazhdueshëm të Atletiko Madridit, me spanjollët që janë të marrosur pas mesfushorit me origjinë shqiptare. Kjo ka sjellë që prestigjozja spanjolle “AS”, t’i rikthehet jehonës së madhe në Europianin e Francës, Shqipëri-Zvicër, për të treguar edhe ngjarjen më të veçantë sa i përket lojtarit që mund të mbërrij në Spanjë.

“Dita më e komplikuar e mamasë së Granit Xhakës”, shkruhet në titullin e artikullit, ku flitet për përballjen e veçantë mes dy vëllezërve. Nga njëra anë Taulant Xhaka që përfaqësonte Shqipërinë, ndërsa Granit Xhaka mbronte ngjyrat e Zvicrës.

“Padyshim momenti më kontradiktor për mamanë, kur shihte se aspiratat dhe qëllimi i njërit prej fëmijëve, do të ishte pengesë për tjetrin.Kjo histori interesante ka ekzistuar prej kohësh, por që shkëlqeu më shumë se kurrë para syve të miliona fansave që ndoqën ndeshjen në televizion. Megjithëse ajo që duhet thënë, është se nuk ishte hera e parë që dy vëllezër vendoseshin përballë njëri-tjetrit. Informacionet e fundit që na vijnë për interesimin e Atletikos për Xhakën e vogël, na shërbyen si kontekst për të risjellë edhe këtë anekdotë interesante dhe kurioze”, shkruan mes të tjerash “AS”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top