You are here
Home > Kombëtarja > Dërmaku shkëlqen edhe ndaj Interit, mbyll Martinezin dhe Lukakun

Dërmaku shkëlqen edhe ndaj Interit, mbyll Martinezin dhe Lukakun

Interi ka barazuar ndaj Parmës në shifrat 2-2 në një përballje aspak të lehtë. Pas një pjese të parë të mbyllur në shifrat 1-2 zikaltrit u futën në fushën e lojës për të përmbysur gjithçka.

Në minutën e 50 do të vinte edhe tundja e rrjetës nga ana e Lukakut. Fillimisht u njoftua për pozicion jashtë loje, por pas 4 minutash ku janë riparë pamjet, është akorduar si gol i rregullt. Por pavarësisht kësaj, në rrjetet sociale ka ende diskutime sa i përket pozicionimit të Candrevës atje ku erdhi edhe asisti.

Një lojë me nivel të lartë ka ardhur nga Kastriot Dërmaku. Në një rast i ka hequr një gol të sigurtë Martinez nga këmbët. Ky i fundit kishte shënuar në 4 ndeshjet paraardhëse, përkatësisht ndaj Dortmundit, Sasuolos, Juventusit dhe Barcelonës. Madje kur u ndërrua nga Conte pasi nuk kishte hapësira në mbrojtjen rivale, ka qenë edhe i nervozuar. Pas debutimit në javën e shkuar, Dërmaku tregon se mund të luajë pa asnjë probleme edhe në nivele të larta.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top