You are here
Home > Kombëtarja > Dërmaku ndryshon planet, Kombëtarja mund të transformohet ndaj Izraelit

Dërmaku ndryshon planet, Kombëtarja mund të transformohet ndaj Izraelit

Gjithmonë Kombëtaren e kemi parë të vendoset me 4 mbrojtsa në ndeshje në të cilat ajo zhvillon, të rëndësishme për evenimentet madhore.

Megjithatë, situata mund të ndryshojë ndaj Izraelit. Panuçi e ka treguar më herët që është “i dashuruar” skemen 3-5-2. Ajo çka duhet parë është se sa do jenë të aftë të përshtaten qendërmbrojtësat tanë, veçanërisht Mavraj dhe Gjimshiti me këtë skemë.

Dërmaku është një nga ata lojtarët e fuqishëm në qendër të mbrojtjes,teksa në përballjen miqësore kundër Jordanisë, ai mori komente të mira nga Panuçi.

Pas largimit të Lorik Canës kuqezinjtë po vuajnë disi në pjesën mbrojtëse, ku mungon një lojtarë me përmasat të tilla që duken se plotësohen nga Dermarku. Ai ka një konstrukt fizik të ngjashëm me atë të një basketbollisti, teksa është i aftë të fitojë çdo duel për top ndaj kundërshtarin. Ajo çka duhet të shpresojë Panuçi është se sa i aftë do të jetë afrimi i ri në Kombëtare ne përshtatje me skemat e tij dhe me mbrojtësat e tjerë. Një mundësi e madhe është që tekniku italian, ta nisë nga minuta e parë me tre qendërmbrojtësa ndaj Izraelit, të plotësuar nga Hysaj dhe Binaku (Lenjani) në krahë të mesfushës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top