
Kastriot Dërmaku u largua nga Kosenza pas një sezoni fantastik të zhvilluar në atë që lamë pas, duke marrë vëmendjen e shumë ekipeve elitare. Marrëveshja do të vinte me Parmën, duke i dhënë mundësinë mbrojtësit shqiptar për të luajtur në Serinë A.
Ndarja ka ardhur zyrtarisht nga Kosenza, ndërsa Dërmaku largohet me një letër të shkurtër emocionuese, duke falenderuar ish-skuadrën e tij që i dha Kombëtaren dhe mundësinë për të luajtur në elitën e futbollit italian.
“Dhe ja ku jemi. Përshendetja! Nuk është e lehtë për të gjetur fjalët e duhura, për të shprehur emocionet e mia … Kam kaluar 2 vite fantastike dhe të falënderoj Kosenzën, është më e pakta që mund të bëj…
Kosenza më bëri të rritem si një njeri, si një futbollist, më dha mundësinë të shkoj në ekipin kombëtar dhe tani të konkurroj në divizionin më të lartë në Seria A, më bëri të takohesha me njerëz të mirë, por mbi të gjitha më dhanë emocione të pabesueshme, të cilat do t’i mbaj për pjesën tjetër e jetës sime. Unë duhet të falënderoj të gjithë. Kompania, shtabi, tifozët, qyteti, që më bëri të ndihem si në shtëpi, ata që punuan prapa skenës, magazinieri… të gjithë ata që udhëtuan me mua këto dy vite.
Prej sot ju do të keni edhe një tifoz më shumë … FALEMINDERIT Kosenza”, shkruan Dërmaku. /Shqiperia.ch/