You are here
Home > Futboll Bota > Dërmaku imiton Canën si ndaj Zvicrës, sparkatë rivalit dhe del me të kuq për…3 pikë

Dërmaku imiton Canën si ndaj Zvicrës, sparkatë rivalit dhe del me të kuq për…3 pikë

Kastriot Dërmaku ka qënë kapiten në ditën e sotme për ekipin e Kosenzës, që ka mposhtur me rezultatin 0-1 Piaçenzën në transfertë. Gjithë duartrokitjet do të merrte mbrojtësi shqiptar gjatë sekondave të fundit të ndeshjes të Serisë B, pasi doli me karton të kuq.

E çuditshme duket, por kjo është e vërteta që ndodhi në fushën e lojës. Teksa lojtarët kundërshtarë kapin në kundërsulm Kosenzën, me golin e barazimit që dukej i sigurtë pasi sulmuesi kundërshtar gjendej përpara portierit, ka ardhur edhe ndërhyrja e Dërmakut.

Një sparkatë që kërkonte vetëm këmbët e rivalit dhe aspak topin, ka përfunduar me sukses. Kartoni i kuq këtë herë ishte mëse i pranueshëm për mbrojtësin shqiptar, që ka lënë fushën, por i ka dhënë edhe tre pikët skuadrës së tij. E njëjta skenë u përsërit edhe në Europianin e Francës, ku Cana sakrifikoi veten për të mos pësuar një gol nga kundërshtari, por me ndryshimin se fundi në rastin konkret ishte i hidhur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top