You are here
Home > Kombëtarja > Dërmaku i përkushtohet vetëm Shqipërisë, në Itali nuk e dinë ende për “Arenën Kombëtare’

Dërmaku i përkushtohet vetëm Shqipërisë, në Itali nuk e dinë ende për “Arenën Kombëtare’

Kampionati në Serinë B është mbyllur prej disa ditësh për ekipin e Kosenzës, por kjo nuk e ndalon mbrojtësin e Shqipërisë, Dërmaku, që t’i rikthehet stërvitjes. Së bashku me Crosi, Litieri dhe Trovato, lojtari kuqezi është duke e bërë të gjithën këtë vetëm për Kombëtaren.

Kjo pasi pret ftesën e trajnerit Reja për ndeshjet e qershorit të Kombëtares. Në takimet e fundit me Panuçin i mungoi thirrja, duke i shkuar e mëvonshme dhe pa pasur mundësi t’i bashkohej kuqezinjve. Tashmë pritet që të rikthehet te Shqipëria, pas një sezoni fantastik të zhvilluar me Kosenzën.

Por në Itali nuk kanë shumë informacion sa i përket stadiumit ku do të luhet ndeshja me Moldavinë. “TifoCosenza” shkruan se pikërisht në këtë takim do të inagurohet “Arena Kombëtare”, por kjo nuk është e vërtetë pasi do të luhet në “Elbasan Arena”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top