
Ditën e djeshme Kastriot Dërmaku është kthyer në qendër të vëmendjes në kampionatin italian. Aktualisht ai është pjesë e skuadrës së Cosenzas, teksa këta të fundit arritën të merrnin një barazim shumë të rëndësishëm në transfertë përballë Veronës, me rezultatin 2-2.
Gjigandi i mbrojtjes së Kombëtares tonë, arriti të dhuronte një asist në minutën e 88, që përkthehet me vlerën e një pike në tabelën e renditjes të kampionatit “Seria B”. Dërmaku përveç pasimit vendimtar, në këtë sfidë ka bërë edhe një paraqitje shumë të mirë, ku shpesh herë u tregua vendimtar në mbrojtjen e skuadrës së tij. Mesa duket ai që duhet të buzëqeshë këtë periudhë është pikërisht trajneri Panuçi, i cili po shikon lojtarët e tij në skuadrat respektive të rikthehen në formën më të mirë në vigjilje të eleminatoreve të kampionatit Europian.
Përsa i përket ekipit të Cosenzës, sfida e djeshme ishte e pesta rradhazi pa marrë asnjë humbje, një rezultat ky shumë i cmuar për këtë skuadër, e cila për momentin ka dalë nga zona e ftohtë e tabelës së renditjes të kampionatit italian Seria B. /Shqiperia.ch/