
Ditën e djeshme është publikuar lista e lojtarëve të grumbulluar nga italiani Panuçi, në dy sfidat e Shqipërisë, atë kundër Skocisë për “Ligën e Kombeve” dhe miqësoren përball Uellsit.
Menjëherë pas publikimit të listës ku në sy ra afrimi i lojtarit Ardian Isjmali, kanë ardhur edhe komentet nga Kosova. Në një intervistë për “Insporti.com”, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi , është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak të konkurecës së lartë që ka tek ekipi dardanas.
“Sigurisht së është dëshira e lojtarëve dhe e shohin një perspektiv më të madhe te Shqipëria. Ismajli ka qenë kapiten i Kosovës U-21 dhe e kemi vlerësuar dhe respektuar. Ndoshta e kanë parë konkurrencën dhe është larguar. Neve na vjen shumë keq. Si për Ismajlin si për Dërmakun, na vjen keq që nuk janë në mesin tonë. Mund të them se ata janë djemë të mirë dhe ne u dëshirojmë shumë suksese”, është shprehur kryetari i Federatës së Futbollit Kosovar Agim Ademi.
Përveç Ademit, ishte edhe trajneri në kampionatin kosovar, Afrim Tovërlani i cili i ka komentuar këto largime duke i përmbledhur me pak fjalë dhe ku u uron një udhë të mbarë. Gjithashtu ai ka komentuar se një ndër arsyejet e largimit është që këta lojtarë nuk patën mundësi për fanellën e titullaruit dhe se largimi i tyre është dëshpërues dhe jo korrekte.
“Disa futbollistë po mendojnë që patjetër duhet të jenë në formacionin bazë. Kjo është dëshpëruese dhe jo korrekte. Atij që nuk i pëlqen që ta pres momentin për t’i dëshmuar cilësitë dhe dashurinë për Kosovën, udha e mbarë i qoftë. Aq shumë ka talente në Evropë nga Kosova që për dy-tri vite ka me qenë ndër vetëm që të ftohen te Kosova. Prej se ka ardhur trajneri zviceran, gjithçka ka shkuar mirë te Kosova”, ka përfunduar Afrim Tovërlani. /Shqiperia.ch/