
Ka përfunduar takimi mes Lacios dhe Empolit në kampionatin italian, me shifrat 1-0 në favor të vendasve. Goli i vetëm i takimit ka ardhur nga Caicedo, që nuk gaboi nga pika e bardhë.
Shumë cinike u tregua ekipi i Inzaghit, që sërish arriti të merrte 3 pikët e rradhës, megjithëse ia vështirësoi punën vetes, pasi humbi shumë raste për të dyfishuar rezultatin. Nga ana tjetër pak punë kishte për Strakoshën, që gjithsesi ka treguar vëmendjen e duhur në rastet e paraqitura. Me këtë ndeshje, portieri shqiptar shkon në dy takime rradhazi pa pësuar, pasi e mbajti portën e pastër ndaj Frosinones me të njëjtën fitore, 0-1. Veseli luajti 90 minuta në këtë “derbi të shqiptarëve”, duke treguar një nivel të kënaqshëm në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/